Në festën e 28 Nëntorit pati 20 lindje, dy nëna sjellin në jetë binjakë
29 nëntor 2018
| 10:07
Gjatë festës së 28 Nëntorit në Kosovë ka pasur gjithsej 20 lindje.
Në jetë u sollën 22 foshnje meqë dy nëna kanë lindur binjakë.
Sipas shërbimit spitalor në QKUK, prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 8 kanë qenë meshkuj, 12 femra.
Dhjetë nëna kanë lindur për herë të parë, përderisa me operacion janë kryer katër lindje.