Në festën e Zojës së Madhe në Viti, sot merr pjesë edhe Osmani
15 gusht 2024
| 08:28
Duke filluar nga ora 11:30, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.
Paraprakisht, e para e shtetit do të zhvillojë takim me kryetarin e komunës Sokol Haliti, me ftesën e të cilit ajo merr pjesë në këtë manifestim, njoftojnë nga presidenca.
Takimi do të mbahet në zyrën e kryetarit Haliti në orën 10:00.