Në fillim të 2021-it, do të kemi vaksinën kundër COVID-19
Presidenti amerikan Donald Trump beson se deri në janar të vitit 2021, SHBA do të ketë qindra miliona doza vaksinash për koronavirusin në dispozicion.
“Quhet Operacioni ‘Warp Speed’, që do të thotë i madh dhe i shpejtë”, tha Presidenti Trump.
Shumë ekspertë të shëndetit publik e pranojnë se është një afat ambicioz. Por ata thonë se mund të jetë e mundur të kesh një vaksinë për përdorim urgjent në grupe me rrezikshmëri të lartë, si punonjës të shëndetësisë dhe të moshuarit.
“Nëse çdo gjë shkon për mrekulli. Për popullsinë e përgjithshme, ende mendohet të jetë një periudhë 18 mujore, nëse çdo gjë shkon në rregull”, thotë Anand Parekh i Qendrës për Politika Dypartiake.
Me zgjedhjet në nëntor, Trump po i kushton vëmendje rihapjes së vendit dhe ekonomisë.
“Me vaksinë ose pa vaksinë ne po fillojmë procesin. Dhe në shumë raste, nuk ka vaksina dhe nëse të zë një virus ose grip, e kalon”.
Trump ka shprehur mbështetje për protestuesit që duan që shtetet të anulojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe të rihapen ekonomitë, megjithëse shumë prej tyre nuk i plotësojnë kushtet ta bëjnë një gjë të tillë.