Në Finlandë disa shqiptarë kandidatë për asamble të komunave (video)

01 prill 2025 | 22:53

Në zgjedhje lokale dhe rajonale në Finlandë po kandidojnë edhe disa shqiptarë nga Kosova.

Gazetarja Bahrie Salihu na sjell detaje nga biseda me të riun nga Helsinki, Drilon Kllokoqin, i cili garon për ulësen e asamblistit në komunën Vantaa, në zgjedhjet e 13 prillit në këtë shtet.

Kllokoqi, i cili është me prejardhje nga Mareci i Prishtinës, ka thënë se në garë për në asamble janë disa shqiptarë, jo vetëm në Vantaa por edhe në komunat e tjera të Finlandës.

Ai ka thënë se qëllimi i tij dhe të tjerëve është që të punojnë për të drejtat dhe qëllimet e shqiptarëve në Finlandë.

“Të mundësojmë integrim më të mirë”, ka thënë Kllokoqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë teknike të Kosovës,…