Në Forumin Ekonomik të Davosit marrin pjesë 340 politikanë
18 janar 2018
| 17:31
Në punimet e forumit të Davosit me temë “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në botën e ndarë”, që do të mbahen më datat 23-26 janar, do të marrin pjesë 340 politikanë nga 70 vende të ndryshme të botës.
Në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës për shtyp, kryetari i bordit drejtues dhe themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, deklaroi se për shkak të konkurrencës në rritje mes vendeve, bota jonë është copëtuar. “Me anë të interesave të përbashkëta mes vendeve do të mund ta mbyllim këtë përçarje”, ka thënë Schwab.