Në Forumin “Rripi dhe Rruga” nënshkruhen 64 miliardë dollarë kontrata
27 prill 2019
| 22:38
Presidenti kinez, Xi Jinping deklaroi se u nënshkruan 64 miliardë dollarë marrëveshje gjatë Forumit II “Rripi dhe Rruga” të zhvilluar sot në Pekin.
Xi gjatë fjalimit përmbyllës pohoi se “projekti gjigant infrastrukturor do të fokusohet në një zhvillim të hapur, të pastër dhe të gjelbër kur palët e ndryshme do të zhvillojnë konsultime si të barabartë”.
Megjithatë iniciativa “Rripi dhe Rruga” është kritikuar nga SHBA-ja si përpjekje për të zhytur vendet në zhvillim në borxhe duke u dhënë financime që nuk mund t’i përballojnë./ATSH