Në Francë shënohen rritje të vdekjeve nga koronavirusi
23 prill 2020
| 00:03
Franca regjistroi një rritje të vdekjeve ditore të koronavirusit prej 544 sot, pasi ra numri i pacientëve të infektuar me sëmundjen që po mjekoheshin në spital.
Qeveria franceze ka regjistruar gjithsej 21.340 vdekje nga infeksione koronavirus, numri më i madh i viktimave në botë.
Përkundër rritjes së fatkeqësive prej 2.6 përqind, Franca ende po vazhdon të jetë pas Spanjës, e cila ka një numër vdekjesh prej 21.717 personash, shkruan Daily Mail.
Numri i njerëzve të shtrirë spitalet franceze me COVID-19 ka rënë në 365 ose 1.2 përqind, rënia për të tetën ditë radhazi. Kjo përqindje përkthehet në 2,300 pacientë më pak se niveli i vendosur në 13 Prill, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së vendit.