Në front të luftës përmes lajmeve kuptoi rënien e motrës, ish-ushtari i UÇK-së sjellë në studio foton e rrallë me të
Fadil Demaku, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës ka dhënë një nga intervistat e tij të rralla.
I ftuar në #Gjesi ai ka shpalosur detaje shumë prekëse nga koha e luftës në Kosovë, ku ishte bërë pjesë bashkë me katër vëllezërit e tij.
Demaku ka humbur në luftë vëllaun e tij Nexhatin, i cili ra heroikisht në një betejë ballë për ballë me forcat serbe ndërsa familja Demaku ka humbur edhe vajzën e tyre bashkë me nipin.
Lajmin për rënien e motrës, Fadili e kishte kuptuar në një mënyrë shumë prekëse teksa në front të luftës kishte ndezur televizorin e vogël për të dëgjuar lajmet e Radio Teelevizionit Shqiptar kur kishte dëgjuar emrin e motrës dhe djalit të saj.
Pjesë nga rrëfimi në videon më poshtë: