Në fshatin Billush të Prizrenit sekuestrohet një armë dhe municion
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, Stacioni Policor në Prizren, ka njoftuar se më 18.07.2024 rreth orës 19:10 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se nw fshatin Billushë, Komuna Prizrenit, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin L.S (viti i lindjes 1969), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili është gjetur një armë e zjarrit e markës “Beretta APX”, dy karikator 21 fishek kalibër 9X19 dhe 19 fishek kalibër i panjohur.
Pas kontrollit në veturë e tij është gjetur edhe një qante me një sasi të municionit.
Në vendin e ngjarjes njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rasti “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim dhe armëmbajtje pa leje”.
I dyshuari pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti referohet në Prokurorinë e Shtetit.