Në fshatin Çifllak, nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare
Në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi, zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i shëndetësisë Samir Mustafa, drejtori i financave Afrim Limani dhe banor të këtij fshati.
Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i komunës, Smajl Latifi u shpreh se një projekti i tillë në këtë fshat ka qenë i domosdoshëm të ndërtohet dhe se banoret e kësaj ane, do të kenë qasjen e tyre më të lehtë në shëndetësi, si një sektor jetik për mirëqenien e qytetarëve.
Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, buxhetit të komunës së Rahovecit do t’i kushtojë 82,996 euro.
/Epoka e re/