Në fshatin e Lahi Brahimajt FSK-ja asgjësoi një minë
22 prill 2019
| 23:55
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka bërë me dije se pas një pune shumë intensive dhe profesionale njësiti i FSK-së (njësiti i FSK-së EOD) me sukses ka arritur ta asgjësojë një minë të minahedhësit 120mm.
“Shpërthimi i kontrolluar u bë në orën 22:45 afër ambulantës së fshatit Shqiponjë. Një falëndërim i veçantë i takon Hysen Brahimaj, Policisë së Kosovës. Pas punës së suksesshëme na nderuan që u ndalën për nga një kafe në Kullë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Lahi Brahimaj.