![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/objekti-i-gjendjes-civile.jpg)
Në fshatin Krushë e Madhe përurohet objekti i ri i zyrës së gjendjes civile
08 shkurt 2018
| 14:53
Në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit është përuruar objekti i ri i zyrës së gjendjes civile.
Me ndërtimin e këtij objekti, punëtorëve të cilët punojnë aty dhe qytetarët të cilët shkojnë për t’u pajisur me dokumente nga tani e tutje do t’ju ofrohen kushte shumë më të mira. Objekti i ri i zyrës së gjendjes civile në këtë fshat, ka hapësirë prej 150 metrash katror dhe është investim nga buxheti komunal. Ky investim kap vlerën prej 42 mijë e 866 euro.