Në fshatin më industrial të Kosovës, KEDS-i po investon 650 mijë euro

11 tetor 2024 | 15:22

Qendrës së Ferizajt dhe zonave përreth, KEDS u ka dhënë një tjetër formë demografike në aspektin infrastrukturor energjetik.

Investimi më i madh në qytetin me rritjen më të madhe në vend, po ndodh në zonën nga Ferizaj nëpër fshatin Greme e deri në Gaçkë.

Rëndësia e këtij investimi rritet shumë kur kihet parasysh se në këtë fshat ka një koncentrim të shumë bizneseve, kryesisht të llojit të përpunimit të drurit.

Nga projekti, i cili pritet të përfundojë sivjet, do të përfitojnë rreth 220 biznese-konsumatorë komercialë dhe shumë konsumatorë të tjerë shtëpiakë të kësaj zone.

Aty, KEDS-i po bën implementimin e rrjetit elektrik të tensionit të mesëm, shumica e të cilit është rrjet nëntokësor.

Se sa i rëndësishëm është ky projekt për konsumatorët tanë në këtë fshat industrial, posaçërisht ata komercialë, tregon edhe vetë kryetari i shoqatës së përpunuesve të drurit në fshatin Greme, z. Gazmend Murseli.

“Ky projekt është shumë i domosdoshëm dhe i mirëseardhur në fshatin tonë, sepse këtu kemi shumë prodhues të mobileve, krahas bizneseve të tjera. Ky projekt i KEDS-it do të na ndihmojë shumë në stabilizimin me furnizim me energji elektrike,” thotë Gazmend Murseli, duke shtuar se edhe katër vjet më parë KEDS-i kishte bërë një investim në infrastrukturën energjetike në këtë fshat.

Ky është vetëm njëri nga projektet që po implementohet në këtë zonë.

Vetëm këtë vit, KEDS-i ka implementuar ose i ka në proces 21 projekte që kapin një vlerë totale prej 3.16 milionë eurosh!

Këto investime po realizohen në qendër të qytetit dhe në zonat përreth, duke kontribuuar edhe në mbështetje të bizneseve të shumta që veprojnë në këtë qytet industrial.

KEDS beson se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm për Ferizajn!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekurat Murati, krenohet me të hyrat buxhetore…