Në fshatin Mirushë rregullohen dy rrugë të reja
Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Mirushë është duke u punuar në rregullimin e dy rrugëve brenda fshatit. Punimet në këto rrugë i ka inspektuar drejtori komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, së bashku me kryetarin e fshatit, Urim Thaçi.
Drejtori Morina gjatë inspektimit në këto rrugë është njoftuar në tërësi me ecurinë e punimeve, si nga ana e operatorit, ashtu edhe nga zyrtari përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve, por edhe nga kryetari i fshatit, në mënyrë që punimet të kryhen sipas kontratës dhe sipas kritereve të parapara.
Drejtori Morina ka thënë se deri më tani është i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe zbatimin e planit dinamik sa i përket infrastrukturës rrugore. Ndërsa kryetari i fshatit Mirushë, Urim Thaçi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës për këtë investim, pasi të dyja rrugët kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këtë pjesë të fshatit.