Në fshatin Vajnik të Skenderajt nis ndërtimi i poligonit sportiv
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në vazhdën e realizimit të projekteve të reja kapitale, në fshatin Vajnik ka nisur ndërtimi i poligonit sportiv për shkollën e fshatit, ku nxënësit e saj dhe të rinjtë tjerë të kësaj ane do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira.
Për të parë ecurinë e punimeve, kanë dalë për vizitë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj ku ishte e pranishme edhe anëtarja e Kuvendit Komunal Besjana Thaçi.
Gjatë vizitës, udhëheqësit e komunës kanë diskutuar me përfaqësuesit e kompanisë e cila po zhvillon punimet, duke kërkuar realizim dhe përfundim të projektit sipas kushteve dhe standardeve.
Ndërtimi i poligonit sportiv në Vajnik pason atë të Lubovecit, ku dy këto projekte financohen nga buxheti i Komunës së Skenderajt, dhe janë pjesë e programit qeverisës të kryetarit Nura, për sportin dhe rininë.