Në fshatin Vllahi po mbahet kampi veror i të rinjve për zhvillim në karrierë

27 korrik 2022 | 16:18

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit, dhe mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në fshatin Vllahi po organizojnë kampin veror të të rinjve për zhvillim në karrierë.

Këtë kamp, e ka vizituar edhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, dhe Turizëm, Elvis Feka, si dhe kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, të cilët kanë përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës duke uruar që nga aftësimet e tilla të bëhen konkurrues të denjë në tregun aktual të punës.

Fokusi i përgjithshëm i këtij kampi veror është përmirësimi i punësueshmërisë dhe aftësimit profesional të të rinjve, me theks të veçantë të grup moshës 18-25 vjeç.

Përmes sesioneve të ndryshme të informimit për orientim në karrierë, trajnimeve, punës në grupe si dhe shumë aktiviteteve të tjera sportive dhe rekreative, ky kamp veror synon të mbështes të rinjtë që të përmirësojnë aftësitë e tyre për punësim dhe njëherit të marrin informatat e nevojshme para marrjes së vendimit për orientim në karrierë dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Vëllaznimi është përforcuar edhe me një basketbollist. Bëhet fjalë…