Në fund të sezonit do të flasim për Muriqin e vërtetë

13 korrik 2021 | 17:47

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në një intervistë të dhënë për ‘’Lazio Style Channel’’ në Auronzo ku bardhekaltrit ndodhen të grumbulluar foli për sezonin e ardhshëm duke u thënë se ka ardhur koha të tregoj “Muriqin e vërtetë’’.

27-vjeçari u ndal të fliste dhe për marrëdhënien me trajnerin e ri Mauricio Sarri si dhe për shokët e skuadrës Elseid Hysajn dhe Tomas Strakoshën.

“Shpresoj që këtë sezon të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë, në fund të sezonit do të flasim për Muriqin e vërtetë. Kishin kaluar dy vjet që kur kam bërë përgatitje të tilla pasi vitin e kaluar u infektova dhe me Covid-19. Po punojmë fort, ndihem mirë dhe dua të jem i gatshëm për Lazion”, ka thënë Muriqi.

“Sarri? Trajneri flet me të gjithë, ne nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se ka nevojë, por në çdo rast do të jem i lumtur në qoftë se flas me të privatisht. Ai është një person i sinqertë. Me Hysjan dhe Strakoshën kam luajtur kur ishim të grumbulluar tek Shpresat e Shqipërisë vite më parë”, ka shtuar Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Italisë, Jorginho, po konsiderohet kandidat serioz për fitimin…