Në fundjavë duelet e dyta të ‘play-off”-it

11 prill 2025 | 12:43

Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë në një atmosferë elektrizuese ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

“Bardhekaltrit” fituan ndeshjen e parë 71:69, që u vendos në sekondat e fundit. “Kuqezinjtë” duan të barazojnë serinë çerekfinale, ndërsa prishtinasit me fitore kalojnë në gjysmëfinale. Në Pejë, po ashtu pritet një sfidë mjaft interesante ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Të dy skuadrat “verdhezi” luajnë vetëm për fitore, derisa kërkojnë të rikthejnë titullin në qytetet e tyre. Ndeshja e parë në Therandë përfundoi me fitoren e pejanëve 71:77. Kjo ishte humbja e parë për therandasit, pas gjashtë fitoreve radhazi në elitë. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. E, rruga drejt titullit është e gjatë, pasi për të depërtuar në finale duhen tri fitore, ndërsa për kampion katër fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët…