Në fundjavë e gjithë unaza qendrore e Prishtinës në qarkore do të shfrytëzohet si njëkahëshe
Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës se të shtunën më datë 23 dhe 24 prill, 7 rrugët në kryeqytet do të testohen për funksionimin si rrugë njëkahëshe.
Në fundjavë e gjithë unaza qendrore e Prishtinës në qarkore do të shfrytëzohet si njëkahëshe.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Të dashur qytetarë,
Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.