Në fundjavë zhvillohen përballjet e dyta të ‘play-off’-it

29 prill 2022 | 14:52

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “play-off”-it në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshjet e para, fituan Peja dhe Prizreni 16, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Të shtunën do të përballen Bashkimi dhe Peja, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Pejanët fituan sfidën e parë 94:70 dhe prizrenasit duhet të fitojnë ndeshjen e dytë, në mënyrë që fituesi të vendoset në takimin e tretë.

Nëse verdhezinjtë shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në gjysmëfinale ku i pret Trepça, që u rendit e dyta në garat e rregullta. Përballja tjetër është mes Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit shënuan fitore në ndeshjen e parë 95:87, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra. Sfida e dytë pritet të jetë interesante me prishtinasit që kërkojnë fitoren për të barazuar serinë çerekfinale dhe prizrenasit që duan gjysmëfinalen, ku i pret lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli.

Çerekfinalet

Të shtunën takohen:
20:45 Bashkimi – Peja

Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Prizreni 16

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin…