Në fundjavë zhvillohet turneu i boksit ‘Lah Nimani’

13 maj 2024 | 14:16

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”.

Ky turne do të jetë i 16-ti me radhë dhe do të mbahet më 18 dhe 19 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Ukraina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Të shtunën zhvillohen gjysmëfinalet nga ora 16:00, të dielën zhvillohen finalet nga ora 16:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste (PS) ka zhvilluar të hënën…