Në fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit e Superligës

31 mars 2023 | 17:00

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të apo e fundit për garat e rregullta, ku kanë mbetur pak dilema. Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë.

“Xehetarët” kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje. Rahoveci që ka vetëm katër fitore e 23 humbje, do të ndeshet me Pejën në formë të lartë, që ka 20 fitore e shtatë humbje, madje duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe është favorite ndaj “Vreshtarëve”.

Bashkimi-Golden Eagle Ylli zhvillohet të dielën në Therandë, me prizrenasit që kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 16 humbje, ndërsa kampionët numërojnë 19 fitore e tetë humbje. Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit do të luajnë në “play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse prishtinasit në “play-off” do të hyjnë nga vendi i parë. Prizreni pas 27 ndeshjeve ka 8 fitore e 19 humbje, kurse Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

SUPERLIGA – Java 28

Të shtunën takohen:
16:30 Trepça – Vëllaznimi
20:00 Rahoveci – Peja

Të dielën takohen:
17:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
20:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Mediale në Çagllavicë ka organizuar të premten diskutimin me…