Në Gana njerëzit varrosen me arkivole artistike
09 janar 2020
| 11:24
Të afërmit besojnë se të vdekurit duhet të largohen në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj funeralet në Gana janë çështje të sofistikuara.
Duke qenë se burimi kryesor i të ardhurave në këtë zonë është bima e kakaos, shumë fermerë kërkojnë që të varrosen në arkivole që kanë formën e lëvozhgës së frutit të kakaos.
Dhe këto arkivole kushtojnë jo pak, por pothuajse 1 000 dollarë, një shifër tepër e lartë për fermerët që fitojnë rreth 3 dollarë në ditë.
Por të varrosesh me një arkivol artistik është aq e rëndësishme sa ndodh shpesh që të afërmit bashkojnë paratë për ta varrosur dikë siç duhet.