Në garë për Alaban është edhe Chelsea  

10 shkurt 2021 | 13:40

David Alaba mbetet një nga emrat më të nxehtë në merkaton e transferimeve. Largimi i tij me parametra zero në fund të sezonit bëri që shume klube ti viheshin pas për ta joshur.

Në Spanjë nuk kanë asnjë dyshim që Alaba sezonin e ardhshëm do të luaj në Madrid, madje flasin edhe për një parakontratë me Realin. I bindur në këtë duket edhe drejtori i përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl Hans Rummenigge, por pavarësisht krye detajeve në Angli kanë një tjetër version.

Sipas “Daily Telegraph”, në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit është futur edhe Chelsea.

Londinezët janë të gatshëm të negociojnë me përfaqësuesit e lojtarit edhe pse kërkesat e tij ekonomike janë shumë të larta, kërkon një page sezonale prej më shumë se 20 milionë euro në sezon. Blutë ishin klubi më aktiv në merkaton e verës duke afruar lojtarë si Timo Werner apo Haverts por me sa duket nuk kanë ndërmend të ndalen këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar për…