Në Gjakovë fillon implementimi i projektit ‘Të mësosh duke praktikuar’
21 korrik 2021
| 12:25
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, për implementimin e projektit “Të mësosh duke praktikuar”.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e aktivizimit qytetar lokal duke transferuar njohuritë te OSHC-të lokale se si të vendoset Auditimi Social në Kosovë.
Projekti në fjalë është financuar nga USAID Team dhe mbështetet edhe nga komuna e Gjakovës.