Në Gjakovë mbahet debati publik për planin e integritetit
Komuna e Gjakovës ka organizuar të enjten një debat publik për planin e integritetit.
Sipas kësaj komune, plani i integritetit është dokument i brendshëm i Komunës së Gjakovës, i cili pritet të vihet në funksion menjëherë pas miratimit të tij në mbledhjen e ardhme të Kuvendit Komunal.
“Plani i integritetit është një mjet për vendosjen dhe verifikimin e integritetit, në rastin konkret të Komunës së Gjakovës dhe është një proces i dokumentuar për ta vlerësuar nivelin e cenueshmërisë së komunës dhe ekspozimin e saj ndaj praktikave joetike dhe të korrupsionit. Efekti kryesor i këtij dokumenti është rritja e mëtejshme e besimit të palëve të brendshme dhe të jashtme të interesit në përkushtimin për integritet që demonstrohet nga komuna”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.
/Epoka e re/