Në Gjakovë përkujtohet familja emblematike Dervishdana
26 mars 2019
| 22:56
Kuvendi komunal i Gjakovës dhe Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, në Pallatin e kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, kanë mbajtur akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në njëzet vjetorin e tyre nga forcat policore e ushtarake serbe.
Pikërisht sot me 26 mars janë bërë njëzet vite nga rënia e dëshmorëve Fahri e Emin Dervishdana, Urim Bytyqi dhe e martirëve Shejh Zejnelabedin Dervishdana, Arif Bytyqi dhe Sylejmon Begolli.
Vrasjet e tilla që u bënë ndaj njerëzve më emblematik të Komunës sonë janë dëshmia e krimeve serbe që ndodhën gjatë luftës.
Çdo ditë që ne gëzojmë lirinë duhet të përkujtojmë se kjo është bërë falë sakrificës së secilit që ka dhënë jetën për vendin.