Në Gjakovë solidaritet i madh, shpërndahen 2 020 pako për një muaj

19 maj 2020 | 11:35

Këto ditë, kur ende po përballemi me pandeminë COVID 19, Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare, po vazhdon mbështetjen e shumë familjeve në nevojë, duke siguruar për to pako të mjaftueshme ushqimore dhe higjienike.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që nga data 14 mars e deri më sot në Komunën e Gjakovës kanë përfituar 2 020 familje në nevojë, për të cilat janë siguruar pako të ndryshme e mjaft të nevojshme.

Vetëm sot DSHMS dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim kanë shpërndarë 572 pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, nga lagje të ndryshme të komunës së Gjakovës. Të gjitha këto pako janë siguruar falë një donacioni nga Accessible Quality Healthcare (AQH) nga Zvicra.

Po me përkrahje nga UNICEF-i dhe USAID-i po sot janë shpërndarë 40 pako, të cilat do t’i dërgohen Shoqatës së Shurdhmemecëve në Komunën e Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dashur t’i komentojë…