Në Gjermani anulohen qindra fluturime si pasojë e grevës së punëtorëve
10 prill 2018
| 16:45
Mijëra pasagjerë në katër aeroporte gjermane, duke përfshirë edhe atë në Frankfurt, janë bllokuar të martën pasi stafi dhe punëtorët e disa sektorëve të tjerë kanë mbajtur protestë në këtë shtet duke rritur presionin për pagat, transmeton “Reuters”.
“Lufthansa” ka njoftuar të hënën për anulimin e 800 fluturimeve.
“Ne duam të nisim një sinjal të qartë te punëdhënësit me anë të këtyre grevave”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës së punëtorëve, Frank Bsirske.
“Ne presim që të na bëhet një ofertë në mënyrë që të ulemi e të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje të duhur”, ka thënë ai.
Bsirske ka thënë se situata mund të përshkallëzohet nëse punëtorët nuk do të jenë prezent në punë javën tjetër.