Në Gjermani bie numri i të infektuarve me Covid-19

02 maj 2020 | 14:07

Numri i rasteve me koronavirus ka rënë në Gjermani përgjatë 24-orëshit të fundit pas pesë ditësh rritjesh të të infektuarve me sëmundjen.

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin pandemik në Gjermani shkoi në 945 të shtunën, duke çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve 161.703, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive.

Gjermania përgjatë periudhës një-ditore pati 94 vdekje. Shifra totale e kombit gjerman arriti në 6,575.

Të enjten, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se vendi do fillojë të ri-hapë disa nga aktivitetet shoqërore, përfshirë muzetë dhe objektet fetare. Megjithatë, pas një rritje të numrit të rasteve, e para e legjislativit u detyrua që të shtynte rishikimin e masave deri javën tjetër.

Që nga 26 prilli, niveli i të diagnostikuarve me sëmundjen Covid-19 në Gjermani është rritur vazhdimisht.

Gjermania dje njoftoi planet për të rihapur kishat, sheshet e lojërave dhe muzetë, por vonoi vendimet për hotelet dhe restorantet. Disa dyqane dhe shkolla tashmë janë rihapur në vend. Vendimet për hapjen e shkollave, restauranteve dhe rifillimi i ligës gjermane në futboll Bundesliga, u shty deri në javën tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Vitet po ikin dhe Kosova po shihet…