Në Gjermani, protesta kundër planit për kufizime ndaj emigracionit

03 shkurt 2025 | 08:34

Mijëra njerëz protestuan të dielën në Berlin kundër planit për kufizimin e emigracionit, të propozuar nga konservatorët e opozitës dhe të mbështetur nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e së djathtës së skajshme.

Friedrich Merz, udhëheqësi i konservatorëve, i cili ka të ngjarë të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen më 23 shkurt, parashtroi një projekt-propozim me mbështetjen e AfD-së, duke thyer kështu një tabu, për të mos bashkëpunuar me partinë e ekstremit të djathtë.

Sipas policisë, rreth 160,000 protestues u mblodhën pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, ku ndodhet Dhoma e Ulët e Bundestagut, parlamentit gjerman.

Protestuesit mbanin pankarta me thirrjet kundër bashkëpunimit me AfD-në dhe me kritika për udhëheqësin Merz.

Merz, kandidati i koalicionit CDU/CSU për postin e kancelarit, u përpoq të premten qa ta shtronte për diskutim në parlament propozimin e tij për emigracionit, por nuk arriti të sigurojë shumicën pasi disa nga deputetët e partisë së tij refuzuan ta mbështesnin atë.

Mungesa e mbështetjes i dha një goditje autoritetit të Merz, i cili ishte paralajmëruar nga kolegët e partisë së tij se rrezikonte të humbiste mbështetje nëse votonte përkrah të djathtës së skajshme.

Projektligji parashikon kufizime në procesin e bashkimit familjar për disa refugjatë dhe kthimin e më shumë emigrantëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të…