Në Gjilan ndalohet një person për 241 gramë ‘Marihuanë’

23 tetor 2019 | 15:01

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur 241 gramë narkotikë, e llojit ‘Marihuanë’.

Ekziston dyshimi i bazuar që më 22 tetor, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gramë substancë narkotike.

I dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar: Një qese plasmani me substancë narkotike e llojit ‘Marihuanë’ në peshë prej 183. 9 gramë, 24 paketime të vogla ‘Marihuanë’, si dhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gramë, dhe 400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e ‘Marihuanës’.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i…