![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/gl.jpg)
Në Gjilan vendoset monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III
28 nëntor 2020
| 15:28
Në shenjë respekti për mbështetjen ndaj Kosovës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është shpalosur sot monumenti i të ndjerit Joseph R. “Beau” Biden III, i cili ishte djali i presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.
Haziri ka vlerësuar lartë figurën e amerikanit, derisa e falënderoi për kontributin e madh në shërbim të së drejtës si ushtar për çlirmi e më vonë në ndërtimin e sistemit të ligjit.
“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë Haziri.