NË GJILAN VITI 1981 U NDERUA NË NIVEL KOMBI
Ismet Sylejmani
Viti 2000 shënonte vitin e parë të plotë kalendarik, të jetës së lirë të popullit shqiptar në Kosovën e çliruar nga Serbia pushtuese!
Jeta e re në Kosovën e lirë, pa thundrrën pushtuese, shtypëse dhe vrasese pushtuese serbe, pas luftës heroike e titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të derdhur nga Heronjtë dhe Dëshmorët për Atdhe pa okupatorë, shtypës e shfrytëzues serb, krijoi mundësinë reale për organizime e nderime të mëdha, jo vetëm për ngjarjet e lavdishme të vitit 1981, të cilat ishin dhe do të jenë faqet më të ndritura dhe me pasoja të mëdha vendimtare progresive për të ardhmen e Kombit tonë!
Duke e pasur mundësinë për organizime të mëdha dhe duke qenë Kryetar i Këshillit të Rrethit të Lëvizjes Popullore të Kosovës për Gjilan, vendosëm të ftonim në konsulltime Kryetarët e partive politike dhe shoqatave të ndryshme që vepronin në qytetin tonë në Gjilan!
Në emër të Këshillit të Rrethit të Gjilanit të LPK-së, ftuam takimin e parë dhe nisem edhe zyrtarisht organizimin e manifestimit në nderim të 19 vjetorit të ngjarjeve të vitit 1981!
Vlerësuam se duhej të organizonim një eveniment të madh e të paharruar në vitin e parë të çlirimit të Kosovës, e jo të prisnim vitin 2001 e të festonim jubileun e 20-të, siç na “këshillonin” shumë “shokë” e “miq”!
Lufta e UÇPMB-së kishte filluar, ishte bere edhe dalja publike e sajë më 26 Janar 2000!
Pra lufta e UÇPMB-së ishte dëshmi se kishte filluar edhe një luftë tjetër e popullit shqiptar kundër Serbisë pushtuese!
Nuk duhej lëshuar, duhej shfrytëzuar edhe ky rast, që të mobilizohej edhe më shumë populli shqiptar dhe faktorë të tjerë rreth luftës së UÇPMB-së në Luginë të Preshës, por njëkohësisht edhe të rritej niveli i përgaditjeve për fillimin e madh, dhe sa më me sukses i luftës së UÇK-së Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!
Nderimi që u organizua në Gjilan më 31 Mars 2000 për ngjarjet e vitit 1981 ishte shumë i madh!
Ishte tubim i madh dhe me pjesmarrje masive e të pashembullt popullore, si para ashtu edhe pas luftës së UÇK-së!
Nuk mbahet mend as në Gjilan dhe madje as në Kosovë të ketë patur pjesmarrje aq masive për këtë ngjarje që është e shënuar me shkronja ari në historinë lavdimadhe të popullit shqiptar të Kosovës!
Nga të gjitha anët dhe nga të gjitha qendrat e Kosovatransit të Kosovës, nën drejtimin e Këshillit Organizativ, organizuar nga Kosovatransi dhe nga Drejtori i Kosovatransit të Gjilanit i nderuari Jakup Berisha, autobusët të shumtë në numër kanë bartur qytetarët gratis për pjesmarrje në tubim dhe i kanë kthyer me përpikmëri!
Sponzor gjeneral i tubimit më të madh në histori të Gjilanit, për nderë të nderimit të vitit 1981, ishte firma private “Istria Comerce” me pronar të nderuarin Sahit Zuzaku!
Këshilli Organizativ kishte marrë vendim që atë ditë kur mbahej tubimi, në Gjilan me vendim të subjkteve politike dhe jo politike,për nder të 11 dhe 26 marsit, 1 dhe 2 prillit, në fabrika dhe vende të tjera nuk punohet, në shkolla fillore dhe të mesme nuk mbahet mësim!
Këshilli Organizativ, kishte marrë vendim që atë ditë në Gjilan, pijet dhe ushqimi për te ardhurit nga jashtë Gjilanit të ishin falas!
Shumë gjelltore dhe qebabtore, ëmbëltore dhe restorante, vetëshërbime e shitore ushqimore, kanë dhuruar ushqime, ëmbëlsira dhe pije të ndryshme e shërbime gratis për pjesmarrësit e tubimit në nderim të vitit 1891!
Nga vitet e mëvonshme, që kurrë më nuk u organizuan tubime të mëdha as sikur ai i 31 Marsit 2000, e të mos flasim me të mëdha që nuk mund të organizohen dot, doli se ne kishim pasur shumë të drejtë që e organizuam, ndonëse kishte nga ata që na penguan të mos e organizonim, se gjoja sikur e thamë më lartë, nuk është jubilarë nderimi e të ngjashme…
Unë dhe shokët e mi, ishim shumë të vendosur për ta mbajtur dhe organizuar tubimin!
LPK kishte kredibilitet të padiskutueshëm për ta drejtuar një eveniment të tillë, që kurrë nuk do të shlyhej nga memorja e Kombit!
Merita e Këshillit Organizativ është e shumëfishtë, por dy gjëra janë të padiskutueshme!
Qendra e organizimit ishte qyteti i Gjilanit!
Në Gjilan do të bëhej nderimi më i madhi në histori!
Gjilani më 31 Mars 2000, u bë qendra më e madhe në gjithë hapsirën gjithëshqiptare!
Në Gjilan u bë tubimi më popullor në nderim për ngjarjet e vitit legjendar e historik tëvitit 1981!
Gjilani mbetet qyteti te i cili përgjithmonë u organizua mbi truallin e tij, tubimi më i madhi dhe i papërsëritshëm në historinë e nderimeve masive popullore!
Si ish- Kryetari i Këshillit të Rrethit të LPK-së dhe ish-Kryetari i KËSHILLIT ORGANIZATIV TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE JOPOLITIKE TË GJILANIT me rastin e 23 vjetorit të mbajtjes së tubimit dhe 42 vjetorit të ngjarjeve të vitit 1981, falenderoj LPK-në dhe Këshillin Organizativ, falenderoj të gjitha partitë politike dhe shoqatat pjesmarrëse, shokët dhe miqtë e ndryshëm, që më ndihmuan dhe më përkrahën, që morren pjesë në atë eveniment aq të madh e të paharruar!
Në mënyrë të veçantë falenderoj Komandantin dhe Komandën e Kampit “MONTITH” të US ARMY në Gjilan, që na përkrahën e na e dhanë tërë ndihmën e nevojshme, që tubimi të ishte në nivel të lartësisë historike!
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi vitit të madh 1981!
Rroftë populli shqiptar!
Prishtinë, 31 Mars 2023!