Në Gjilan zbulohet busti i Skënderbeut
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, kanë bërë zbulimin e bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti -Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, i cili u vendos para Kuvendit Komunal të Gjilanit.
“Në ky vend, heroi më i madh i yni, si figura me e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 550-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejt e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë Haziri, pas zbulimit të bustit.
Poashtu, kreu i Gjilanit në këtë ngjarje ka përkujtuar edhe Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, për të cilët ka thënë se na mësuan se si luftohet për të fituar lirinë.
Busti i Skënderbeut është vendosur me iniciativë të Lutfi Hazirit, ndërsa është punuar nga skulptori, Jetullah Haliti– Eti.