Në Gllamnik të Podujevës po ndërtohet kolektori për ujëra të zeza
18 nëntor 2020
| 14:45
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, ka vizituar fshatin Gllamnik, ku janë duke u kryer punimet për ndërtimin e kolektorit.
Kolektori, i cili po ndërtohet, do të bëjë grumbullimin e ujërave të zeza të disa lagjeve dhe do t’i përcjell në kolektorin kryesor.
Nënkryetari Rudari u shpreh i kënaqur me dinamikën e kryerjes së punimeve, sipas planit të paraparë.
(Q.R / Epoka e re)