Në Goden të Gjakovës u organizuan garat automobilistike malore
30 maj 2021
| 16:26
Në afërsi të fshatit Goden në Gjakovë janë organizuar sot garat automobilistike malore në kuadër të kampionatit të Kosovës.
Këto gara janë organizuar nga AutoKlubi HCR Gjakova dhe Federata e Autosportit të Kosovës, ndërsa janë përkrahur nga komuna e Gjakovës.
Dhjetëra garues nga të gjitha qytetet e Gjakovës kanë marrë pjesë në këtë garë, ndërsa nuk kanë munguar edhe shikuesit, adhurues te garave të shpejtësisë.
Përveç aspektit sportiv kjo garë sot ka shërbyer edhe për promovimin e zonës së fshatrave Kusar dhe Goden si një zonë me potencial të madh të turizmit në Komunën e Gjakovës.