Në Greqi krijohet një rrjetë merimange gjigante
21 shtator 2018
| 11:01
Moti më i nxehtë ishte në Greqinë perëndimore dhe ka çuar në një spektakël thuajse të mbinatyrshëm, për krijimin e një rrjete merimange 300 metra e gjatë në Aitoliko.
Një zonë e gjerë e gjelbër është mbuluar nga rrjeta e merimangës dhe ekspertët thonë se bëhet fjalë për një fenomen sezonal, të shkaktuar nga merimanga ‘Tetragnatha’, që mund të ndërtojë fole të stërmëdha për çiftëzim.