Në Greqi po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga zjarret
25 korrik 2018
| 12:03
Në Greqi po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit, pasi së paku 74 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës.
Erërat e forta i kanë shpërndarë flakët, kanë bllokuar shumëkë në shtëpi dhe automjete, ndërsa kanë detyruar të tjerë të futen në det.
Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur tre ditë të zisë kombëtare.