Në grupin B, tri klube kërkojnë kualifikimin 

07 dhjetor 2021 | 11:30

Sonte zhvillohen tetë ndeshjet e fundit në katër grupe të Ligës së Kampionëve, kurse vëmendja kryesore do të jetë në grupin B. Kualifikimin e kërkojnë tri klube, Milani, Porto dhe Atletico Madridi, ndërsa më herët kualifikimin e ka siguruar i pari në grup Liverpooli.

Skuadra e Liverpoolit ka treguar formë të lartë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Pesë ndeshjet e zhvilluara në fazën e grupeve i ka fituar dhe synon ta sigurojë edhe fitoren e gjashtë sonte (e martë) në përballje me Milanin në “San Siro”. Për dallim nga skuadra e Jurgen Kloppit që e ka siguruar kualifikimin, Milani është i përfshirë me dy skuadrat e tjera në garë për vendin e dytë në grup. Në ndeshjen e parafundit Milani ka shënuar fitore ndaj Atletico Madridit (0-1) dhe falë këtyre tri pikëve ende është në garë për kualifikim. Në ndeshjet e tjera Milani i ka humbur tri dhe ka barazuar në një ndeshje.

Kuqezinjtë, nëse e mposhtin Liverpoolin dhe ndeshja Porto – Atletico kryhet baras ose fiton skuadra spanjolle, do ta sigurojë kualifikimin. Porto është e dyta në grup me 5 pikë dhe me fitore do ta siguronte kualifikimin, por edhe me barazim, por nëse Milani nuk fiton kundër Liverpoolit.

Olivier Giroud, Samu Castillejo, Ante Rebiq, Davide Calabria dhe Simon Kjaer i mungojnë Milanit në këtë ndeshje, ndërsa Liverpooli do të jetë pa Roberto Firminon, Curtis Jones, Harvey Elliott dhe James Milner. Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Grupin D në mes të Real Madridit dhe Interit. Reali është në vendin e parë me 12 pikë dhe i mjafton një barazim për të kaluar më tutje si i pari i grupit, kurse kampioni në fuqi i Italisë, Interi, do të përpiqet t’i marrë pikët e plota dhe të kalojë në vendin e parë. Sheriffi e ka të siguruar vendin e tretë dhe merr pjesë në Ligën e Evropës.

Grupi A

18:45 Paris Saint-Germain – Club Brugge
18:45 Leipzig – Manchester City

Tabela

1. Manchester City       5  12 pikë
2. PSG                             5  8
3. Leipzig                        5  4
4. Club Brugge               5  4

Grupi B

21:00 Milan – Liverpool
21:00 Porto – Atletico Madrid

Tabela

1. Liverpool            5  15 pikë
2. Porto                   5  5
3. Milan                  5  4
4. Atletico Madrid 5 4

Grupi C

21:00 Ajax – Sporting
21:00 Borussia Dortmund – Besiktas

Tabela

1. Ajax                              5  15 pikë
2. Sporting                      5  9
3. Borussia Dortmund  5  6
4. Besiktas                       5  0

Grupi D

21:00 Real Madrid – Inter
21:00 Shakhtar Donetsk – Sheriff

Tabela

1. Real Madrid         5   12 pikë
2. Inter                      5   10
3. Sheriffi                  5   6
4. Shakhtar               5   1

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia mes Sarës dhe Dj PM vazhdon të ketë luhatje…