Në Hagë fillon dëgjimi i dëshmitarit të dhjetë në gjykimin ndaj Salih Mustafës
13 dhjetor 2021
| 13:08
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i dhjetë në gjykimin ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Dëshmitari mban kodin WO4674, po dëgjohet nën masa mbrojtëse të sigurisë.
Dhe tani për tani dëshmia e tij ka kaluar në dëgjim privat, pasi prokurorja kërkoi të merrte informacione që mund t’ia zbulonin identitetin e dëshmitarit.
Ndërkaq Salih Mustafa në këtë seancë do të jetë i pranishëm me video-lidhje.