Në Hagë pritet të nis seanca e apelit për Ratko Mlladiqin

25 gusht 2020 | 10:53

Gjyqtarët ndërkombëtarë në Hagë pritet të nisin të martën seancën për apelin e komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, kundër dënimit për burgim të përjetshëm për gjenocidin e kryer në masakrën e Srebrenicës dhe për krime tjera.

Seanca dyditore është shtyrë disa herë, pasi 78-vjeçari, ish-gjeneral, ka pasur probleme shëndetësore dhe më vonë shtyrjen e ka nxitur situata me pandeminë e koronavirusit.

Mlladiqi, i konsideruar si Kasapi i Bosnjës, është dënuar me burgim të përjetshëm më 2017 për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për rolin e tij në luftën civile në Bosnjë në vitet 1990.

Aty përfshihet gjenocidi i kryer nga forcat e tij të serbëve të Bosnjës në një qytezë të Bosnje-Hercegovinës, Srebrenicë, në mesin e vitit 1995.

Kjo ngjarje përbën vrasjet masive më të rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, meqë aty janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Mbrojtja do të flasë e para në Tribunalin që merret me rastet e gjykatave që nuk ekzistojnë më për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse do të jetë Tirana apo Crvena Zvezda ajo që…