Në Han të Elezit është varrosur Haxhi Tefik Vila
Pas një sëmundje të gjatë më moshën 89 vjeçare ka ndërruar jetë Haxhi Tefik Vila nga Hani i Elezit, i cili është varrosur sot pas namazit të ikindisë në varrezat e lagjes Vila.
Sot, në komunën e Hanit të Elezit me nderime të shumë qytetarëve nga Kosova e Maqedonia është varrosur mërgimtari i dëvotshëm, bukëdhënësi H. Tefik Vila, babai i kryetarit të Bashkësisë Islame dr. Musa Vila.
I ndjeri Vila gjithë jetën e tij e ka kaluar në mërgim por nuk duhet harruar edhe kontributin e tij për popullin shqiptar. Në nderim të jetës dhe veprës së tij përpos familjarë e të shumë, qytetarëve të Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe komunave tjera, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, ish-kryetari Rufki Suma, zyrtar shtetëror, pastaj deputetë të kuvendit të Maqedonisë, zyrtar të lartë të BDI-së, zëvendës drejtori i Doganës së Mqedonisë, ish-luftëtar të UÇK-së së Kosovës dhe Maqedonisë.
E pamja zgjatë tre ditë; E enjte, e premte, e shtune te Xhamia e Çarshisë, në Han të Elezit nga ora 09:00 deri 18:00!.