Në Hungari një “pulë” garon në zgjedhjet e përgjithshme
13 mars 2018
| 11:20
Jozsef Tichy-Racs nuk është si kandidatët e tjerë në zgjedhjet e përgjithshme të prillit.
Ai kandidon i veshur si pulë. Partia e kandidatit të pavarur quhet “Partia e qenit me dy bishta” dhe është themeluar në vitin 2006. Ajo ka edhe kandidatë të tjerë që garojnë në zgjedhje, të veshur si gorilla apo babagjyshi i Vitit të Ri.