Në hyrje të Prishtinës vendoset baneri me mbishkrimin: ‘Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri’
24 shtator 2023
| 15:25
Pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku në veri të Kosovës, në hyrje të Prishtinës është vendosur një baner.
Baneri përmban mbishkrimin: “Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”, përcjell Klankosova.tv.
Pamje gjatë vendosjes së këtij baneri ka publikuar fotografi i njohur, Marjan Komani.