Në hytben e xhumasë do të ligjërohet për luftimin e dhunës ndaj femrës
27 gusht 2021
| 11:45
Pas vrasjes së 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës iu ka rekomanduar imamëve që ligjëratën e së premtes t`ia kushtojnë luftimit të dhunës ndaj gruas.
Përmes në njoftimi për medie, BIK-u ka treguar se sot në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.
“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.