Në Infektivë, 106 pacientë me koronavirus, 6 prej tyre me respirator
12 nëntor 2020
| 08:53
Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 pacientë me Covid-19, prej tyre 6 janë në respirator.
Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se po përpiqet ta menaxhojë situatën. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë klinikë ishin për vizitë kryeministri Avdulla Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Falënderojmë kryeministrin që erdhi në Klinikën Infektive. Ne në klinikë kemi 106 pacientë, 6 pacientë në respirator. Ka raste që lirohen në shtëpi dhe pranohen dhe në këtë mënyrë i menaxhojmë”, ka thënë Ajazaj-Berisha.