Në Infektivë s’ka më vende të lira për pacientë
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka bërë me dije se kapacitet e kësaj klinike janë të mbushura dhe se pacientët po i referojnë në pjesë të tjera të spitaleve Covid.
Ai ka treguar se në këtë klinik janë duke u trajtuar 118 pacientë me Covid-19. “Në Klinikën Infektive janë 118 pacientë prej tyre në gjendje të rëndë janë 105 duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 6 pacientë janë në intensivë. Kapacitetet e Klinikës Infektive janë të mbushura dhe pacientët që vijnë tani i referojmë në pjesë të tjera të spitaleve Covid në kuadër të QKUK”, ka thënë Vishaj për “Ekonomia Online”.
Ai ka sqaruar se 99 për qind e rasteve janë të infektuar me varantin “Delta”, duke shtuar se kjo tregon se sa i rrezikshëm është ky variant. “Aktualisht kemi filluar të bëjmë hapjen e mjekimit intensiv në Klinikën Infektive, pra një repart i cili ka qenë për pacientë të Klinikës Infektive. Tash kemi filluar procedurat që të pranojmë pacientë që janë në gjendje kritike me 12 respiratorë dhe shpresojmë që mos të mbushet, por jemi të gatshëm që shumë shpejt t’i adoptojmë këto hapësira”, ka deklaruar Vishaj.