Në Infektivë tre pacientë në gjendje të rëndë, tre lirohen sot
19 maj 2020
| 11:18
Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të shtrirë shtatë pacientë të infektuar me Covid-19. Prej tyre: 4 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).
Sot lirohen nga klinika tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19.