Në Ingolstadt mbahet kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së, kryetar zgjedhet Arben Bajrami
Kryetar i nëndegës së Ingolstadt-it zgjedhet veprimtari Arben Bajrami.
Në praninë e kryetarit të këshillit për organizimin e kuvendit të degës së PDK- së për Bavari, Isak Neziri, dhe anëtarëve tjerë të këshillit e kryetarëve të nëndegëve, sot u mbajt kuvendi zgjedhor në nëndegën e Ingolstadt- it e ku kryetar zgjedh Arben Bajrami.
Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë në përbërje prej 11 anëtarëve.
Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar.
Për t’u admiruar është edhe puna e madhe e veprimtarëve e veprimtareve në strukturimin masiv të PDK-së, tek mërgata.
Potenciali politik, ekonomik, kulturor, dijes, sportit, tek mërgata është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet vendi sot.
Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet fuqishëm gjithandej tek mërgata.
Si e tillë, Partia Demokartike do të jetë gjithmonë dhe përherë në shërbim të tyre dhe vendit.
Mërgata e PDK-së, po e koncepton se politika aktuale e pushtetit po bëhet me yryshje dhe zbrapsje.
Si e tillë po i vë në dilema të arriturat me shumë sakrificë.
Mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit, për PDK-në, përveç si obligim kushtetues, është interes nacional.
Qeveria aktuale me politikat e gabuara dështoi për të krijuar kushte në mbajtjen e tyre.
Andaj fuqizimi i PDK-së, është sa i nevojshëm edhe i domosdoshëm në aktualitetin e sotëm politik.